“Ai emision ka pasur probleme”, Rezart Veleshnja tregon publikisht të vërtetën e shkëputjes nga ‘Shiko Kush Luan’

15:10 22/10/20201min109
Luana-3-1068x600

Rezart Veleshnja është komentuar këtë periudhë për largimin nga emisioni ‘Shiko Kush Luan’. Shumë media kanë shkruar se ai ka debatuar me autoren dhe moderatoren e programit, Luana Vjollca mirëpo sot ai ju ka dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve.

I ftuar në ‘Wake Up’ aktori mohoi zërat dhe tregoi sesi qëndron e vërteta e ‘largimit’ të tij nga emisioni.

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”, është shprehur Veleshnja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto