“Ai besonte se një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën…ishte pastër dhe i qetë me shpirtin e tij”/ Emocionon djali i aktorit të njohur Koço Devole

11:59 10/11/20203min120
-640-0-5faa6f87e6ef7

Fjalë plotë emocione kushtuar të shtrenjtit të tij, babait. Djali i aktorit të njohur Koço Devole, i cili u nda të dielën nga jeta pasi u infektua nga COVID-19, ka prekur me rrëfimin e tij kushtuar babait. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Fatmira Nikolli, nga homazhet që po mbahen në nder të babait të tij, Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Varrimi Koco DevolesBabai juaj nuk ka bërë kompromise me pushtetin. Çfarë ju ka mësuar?

Kompromisin po. Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat..

Thuhet se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia…
Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *