“Aha, ti qenke i Monës”, zbardhet debati i fortë i Bledi Çuçit me kreun e LSI: Ke 4 sy dhe ende ngelesh miop! Me Monën po je burrë eja dhe vihu përballë…

21:35 08/11/20205min140
-800-0-5fa84ca4c3095

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është përplasur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Izvor në Gjirokastër, Yzeir Malkaj.

Ky i fundit ka marrë pjesë në takimin elektoral që Çuçi ka zhvilluar në këtë fshat por kjo gjë nuk është pritur mirë nga socialistët.

Ministri Bledi Çuçi po fliste për rrugët e shtruara në Izvor, ndërsa kreu i LSI në këtë zonë e ka ndërprerë.

Zbardhet debati i plotë:

Yzeir Malkaj: Çfarë rruge ke bërë ti? Po s’të vjen turp për këto që thua? Ti ke bërë vetëm 1 km rrugë.

Bledi Cuci-Jo kemi bere 11 km rruge.

Yzeir Malkaj: Ti ke dhe syze qe te placin gavot. A e pe mire se ti nuk di te numerosh mbase, por po ta perseris qe ti ke bere 1 km rruge qe nga Danaj deri ne Izvor. Ndersa ato km qe na i nxore jane qe lidhin tre njesi Administrative. Ckujton ti ke do genjesh ti? I pandeh njerezit milingona? Perse vjen ketu ti ? Apo ke ardhur me ate deshtakun (drejton gishtin nga Laert Duraj) dhe me kete qe eshte i emeruar prej teje (drejton gishtin nga Gjolek Gucaj, kryetar i emeruar i Bashkise Memaliaj) dhe kerkon te besh show? Turp te te vije.

Bledi Cuci: Shiko ketu ti….

Yzeir Malkaj: Po leri keto shiko ketu, e pe qe rrugen e re qe thua e ke te salduar? Une jam gati 60 vjec dhe saldime ne asfalt nuk kam pare vecse ne kete qe ti e quan rruge.

Bledi Cuci–Ku eshte kjo rruge e salduar, ca po thua?

Yzeir Malkaj–Ja e shikon? Megjithese ke 4 sy ende ngelesh miop nga pamja. Sta kane treguar keta qe ke marre me vete ti? Po shkollen e Izvorit qe pikon nga shiu qe cbie jashte bie brenda e di ti apo jo?

Bledi Cuci–Jo per kete skam informacion.

Yzeir Malkaj–Ja e shikon, cfare deputeti je ti qe ske asnje informacion per kete fshat dhe vjen ketu e gjen keta pensioniste qe nuk kane si te shtyjne kohen se te tjeret te kane bere ate qe nuk thuhet ty dhe Rilindjes.

Debati vazhdon ndërkohë dhe kreun e LSI e përkrahin edhe banorë të tjerë që ishin prezent në takim. Në një moment ndërhyn Gjolek Gucaj, kryetari i Bashkisë Memaliaj: Ti je i LSI, çdo këtu?

Yzeir Malkaj: Po ti je kukull ne duart e ketij dhe i pavotuar sepse skishe kandidat. Pastaj une nuk u erdha ne pragun e Riindjes por ne sheshin e fshatit aty ku nuk po e mbushni dot.

Bledi Cuci–Ahaa ti qenke i LSI, i Mones ë?

Yzeir Malkaj: Me Monen po je burre eja ketu ne fushate dhe vihu perballe se do ta shikosh me vote se ku do perfundosh.

Bledi Cuci–Une po iki. Ketu nuk behet me ky takim. Eja te ikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto