Agron Tanushi pranon vrasjen e kunatës: Ditën e ngjarjes më erdhën disa të rinj në shtëpi dhe…!

17:35 18/09/20201min206
Agron-Tanushi5-1-600x450-1

31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë, i arrestuar pak ditë më parë si autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Tanushi, i cili ka pranuar para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto