Agron Llakaj flet hapur për infektimin me Covid-19 “Një qytetar i thjeshtë nuk do kishte të njejtat mundësi”

20:04 04/11/20202min99
download (40)

Agron Llakaj dhe familja e tij kaluan Covid-19 pak kohë më parë. Këtë e ka zbuluar vetë moderatori, duke theksuar edhe mirënjohjen për vajzën e tij, e cila është kujdesur në maksimum për familjen deri në momentin e shërimit të tyre.

 

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, Llakaj është shprehur se është mirënjohës ndaj doktorave që e kuruan, por megjithatë dëshiron që t’i thotë gjërat ashtu siç janë në realitet.

“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Natyrisht unë shpreh mirënjohjen për gjithë ekipin,por dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq,” është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *