Afrika shpik testin e shpejtë anti-Covid i ngjashëm me atë të shtatzënisë

16:32 11/11/20202min71
800-0-5fabee4f01b84-400x225

Për herë të parë që nga shpërthimi i Covid-19, Afrika është gati të sjellë testimin e shpejtë për virusin në kontinent. Instituti Pasteur, një qendër kërkimore biomjekësore në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, është afër prodhimit të një testi provë për koronavirusin, që mund të japë rezultate brenda pak minutash.

Instituti po drejton një sipërmarrje të re të quajtur DiaTropix, e cila ka punuar në partneritet me pesë organizata kërkimore që nga marsi, për të krijuar testin, duke përfshirë Mologic në Mbretërinë e Bashkuar.

Amadou Sall, drejtor i Institutit Pasteur dhe DiaTropix, tha se testi do të kushtojë vetëm 1 $.

“Kjo është një teknologji shumë e thjeshtë, si një test shtatzënie që mund ta përdorni kudo në nivelin e komunitetit, i cili është i rëndësishëm për Afrikën,” tha ai.

Sipas Mologic, ky testim i shpejtë nuk kërkon energji elektrike ose ka nevojë për analiza laboratorike. Testi përbëhet nga një shirit i thjeshtë provë i vendosur në një njësi plastike, ku hidhet një sasi e vogël gjaku, e ngjashme me testin e insulinës. Gjaku testohet për antitrupa të lidhura me koronavirusin dhe rezultati tregohet në shiritin e provës.

Paketat e testimit të shpejtë Covid-19 do të jenë së pari të disponueshme në kontinent përmes qeverive dhe organizatave shëndetësore. Ndërsa deri në shkurt 2021 do të prodhohen nga 10 deri në 15 milion mostra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto