“Aferë kamikazësh”, gazetari denoncon tenderin 30 mln euro të Portit të Durrësit

13:14 04/09/20205min62

Porti-Durres-kontenieret-sot

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur një tender për menaxhimin e dhe operimin e terminalit të kontenierëve për 5 vjet, me një vlerë që shkon deri në 3.7 miliard lek ose 30 miljon euro.

Mënyrën e tenderimit dhe koston e tij, e ka denoncuar gazetari Klodian Tomorri në rrjetin social FB, ku hedh akuza të forta ndaj drejtorit të portit në Durrës, Pirro Vengu i cili sipas Tomorrit është në shërbim të një biznesmeni në Durrës, ndërsa firma fituese është paracaktuar.

Kalimi i parasë publike tërësisht në llogari private ndërsa bëhet fjalë për shuma marramendëse deri në 750 milionë lekë dhe procedura e cila kërkon tenderim ndërkombëtar por në fakt është reduktuar në kohë dhe përzgjedhje nga 52 ditë në 20 ditë.

Reagimi i plotë:

Kamikazi 30 milione euro i Portit

Dy dite me pare, Autoriteti Portual i Durresit hapi nje tender 3.7 miliarde leke ose 30 milione euro per te dhene menaxhimin dhe operimin e terminalit te konteniereve tek privati per 5 vjet. Ne fakt, tenderi me firmen e drejtorit Pirro Vengu, eshte nje koncesion i maskuar, qe privatizon buxhetin e Autoritetit Portual te Durresit, ndersa procedura e prokurimit nje afere kamikazesh.

Sipas dokumentave, kompania e perzgjedhur do te menaxhoje dhe operoje terminalin e konteniereve per 5 vjet dhe per kete sherbim do te paguhet 30 milione euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk ben asnje investim dhe asnje shpenzim mirembajtje te infrastruktures se Portit. Thjesht ngarkon-shkarkon kontenieret dhe paguhet me shifren e majme nga Autoriteti Portual, nderkohe qe investimet dhe mirembajtjen do e kryej vete Autoriteti me para publike. Kjo e ben koncesionin praktikisht nje instrument te transferimit te parave publike ne llogari private.

Praktikisht permes ketij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar te gjithe fitimin e nje ndermarrje publike tek nje biznes privat. Ne vitin 2018, fitimi i terminalit te konteniereve ishte sipas te dhenave zyrtare 430 milione leke. Permes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 750 milione leke ne vit. Ky eshte nje mekanizem i paster i transferimit te parase publike ne llogari private.

Ky eshte objekti ulerites i koncesionit. Procedura e Prokurimit eshte edhe me uleritese. Sipas ligjeve ne fuqi, cdo procedure prokurimi me vlere mbi 1 miliarde leke duhet te jete e hapur dhe nderkombetare. Autoriteti Kontraktor eshte i detyruar qe pasi te shpalle garen te beje njoftim ne gazetat nderkombetare dhe te vendos nje afat te pakten 52 dite per dorezimin e ofertave, per t’u lene kohe sa me shume kompanive qe te marrin pjese ne tender. Kjo rrit konkurrencen ne tender dhe ul koston qe paguajne qytetaret.

Por ne vend te tenderit te hapur nderkombetar qe dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durresit ka zgjedhur nje procedure te kufizuar, thuajse prokurim te drejteperdrejte, qe zhvillohet me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njofton kompanite te shprehin interes, skualifikon ato qe sipas tij nuk plotesojne kriteret dhe kompanine ose kompanite e kualifikuara i fton te dorezojne ofertet ekonomike. E gjithe kjo procedure zhvillohet brenda vetem 20 diteve duke asgjesuar praktikisht konkurrencen ne gare dhe duke e servirur koncesionin e maskuar, atje ku eshte paracaktuar.

Nen ze flitet se koncesioni eshte pergatitur per nje kompani bullgare, pas te ciles qendron nje politikan i fuqishem ne Durres. Gjithcka thuhet se ka nisur nje vit e ca me pare, gjate nje vizite ne Athine, ku ka qene i pranishem edhe vete kryeministri Edi Rama.

Koicidencat ne gjithe kete histori jane te shumta. Vete drejtori i Autoritetit Portual zoti Vengu, eshte nenshtetas grek, qe para disa vitesh, kur punonte ne Ministrine e Jashteme, i pat ardhur edhe fletethirrja per ushtar nga shteti grek. Njekohesisht ne ate kohe, opozita shqiptare sapo kishte djegur mandatet, por nje numer i vogel deputetesh vendosi te qendroje ne Parlament, dhe me sa duket, nderet shlyhen me ndere. Kjo ishte dhe pikenisja e koncesionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *