Adrola Dushi publikon foton seksi, fansat ‘zihen’ për numrin e këmbës së modeles?!

12:15 10/09/20203min98
640-0-5b1a365bbfeca-1

Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare.  Ajo po zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është shpërngulur përfundimisht. Dushi ndau pak ditë më parë një fotografi të djalit të saj në rrjetin social ‘Instagram’ dhe tregoi se Troi është rritur aq shumë saqë po shkon në klasë të parë.

Ndërrkohë edhe pse po e rrit djalin pa praninë e babait të tij, Adis Patush,i ish misit shqiptar nuk i ka munguar përkushtimi dhe profesionalizmi në punë. Ajo po vijon me punën e saj si modele jo vetëm në SHBA por edhe në Shqipëri.

Së fundmi në rrjet një fotografi e Adrolës ka shkaktuar një ‘debat’ të kotë. Modelja pozoi e ulur në shkallë e veshur me xhaketë dhe sandalet e hequra, ndërsa në plan të parë ishin këmbët e saj, të cilat janë bërë ‘mollë sherri’.

Shumë, ishin kuriozë për numrin e këmbës së Adrolës dhe donin që ta dinin me patjetër. “Numri i këmbës 40?”, e pyeti një prej ndjekësve.

Ndërsa Adrola Dushi iu kthye: “8.5 😎”, por kjo nuk e ka shuajtur kureshtjen e fansave.

“8.5 in USA, 41 në Shqipëri  i bie më duket?”, i shkroi dikush tjetër.

38.5 😎”, iu kthye Adrola.

“E dashtun 8.5 është 41 në Evropë. Pasi numri im është 4, që i bie 37 në Evropë”,  i komentoi një tjetër ndjekëse.

Ndërsa modelja iu përgjigj: “Shumë i/e dashtun, është masa për meshkuj ajo, jo për femna 😉 Prandaj po ju them që mos të japin informacione të gabuara se kush e di çfarë ndodh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto