Adelina Tahiri një ‘super mami’, publikon pamjet e nxehta nga plazhi (FOTO)

12:56 11/09/20202min381
2ca411a0916f609c886cf8a89d4397e8

Në gusht të vitit 2018, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Nga martesa e saj me avokatin Serjozha Markov solli në jetë djalin e saj të parë të quajtur Jon.

I vogli është tashmë 1 vjeç e gjysmë dhe artistja duket në super formë madje i ka humbur të gjitha kilogramët e tepërta, të fituara gjatë pritjes së ëmbël. Ajo është komentuar shpesh për fizikun dhe paraqitjen e saj pasi gëzon forma perfekte trupore.

Këtë sezon veror Tahiri ka publikuar shpesh pamje me rroba banje dhe ka treguar linjat trupore, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi. Me një palë rroba banje ekstravagante ajo dukej shumë joshëse dhe në pah ra menjëherë fiziku i formësuar, për të cilin Adelina ka treguar se kujdeset së tepërmi.

 

Megjithatë jo rrallëherë ajo është akuzuar për përdorimin e programeve në rregullimin e fotografive që publikon por në rrjete sociale ajo paraqitet gjithmonë shumë seksi dhe e kuruar deri në detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto