Adelina Ismaili falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

12:44 05/09/20203min132
Adelina Ismaili

Shteti i Izraelit ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 4 shtator, në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Pika e fundit e marrëveshjes ishte njohja nga e Izraeli, e cila ka çuar në total në 113 numrin e shteteve që e njohin Kosovën.

Lidhur me këtë njohje ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, nisur nga krerët e shtetit por edhe figura me influencë në Kosovë, të cilët kanë përshëndetur këtë njohje.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, publikoi në InstaStory një imazh të sajin, shoqëruar me një emoji të flamurit izraelit.

“Faleminderit Izrael”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke treguar kështu se është e kënaqur me këtë njohje.

Adelina  ka kohë që nuk është aktive në muzikë, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën e saj private.

 

Ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale dhe nuk ka hezituar asnjëherë që të shprehë qëndrimet e saj për ndonjë temë të caktuar ose zhvillimet politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto