Abuzonte me të miturën që kur ishte 10 vjeç, gjykata e Durrësit jep vendimin, autori: E padrejtë të…

10:52 30/09/20201min146
unnamed (1)

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 39 vjeçarin L.Kurti nga Durrësi pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht për rreth 4 vite me vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Kurti u arrestua pak ditë më parë, pas denoncimit që u bë ndaj tij në polici.

Aktualisht vajza është 14 vjeç, ndërsa dyshohet se i arrestuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe. Organi i akuzës, krahas dëshmive të vajzës dhe nënës së saj, ka paraqitur prova të pakundërshtueshme që fajësonin 39-vjeçarin, që ishte përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore e 14-vjeçares.

Kurti ka mohuar akuzat teksa mësohet se është shprehur se bashkëjetueset e tij e kanë trilluar gjithë këtë histori, pasi kanë dashur që ta përzënë nga shtëpia. “Jam i pafajshëm, është e padrejtë të përfundoj në burg, pasi nuk kam bërë asgjë nga këto që pretendojnë ato”- është shprehur Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto