Abuzimi me të miturën, prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën dhe 3 të tjerë/ Ja çfarë kanë deklaruar autorët

11:39 28/09/20203min157
Abaz-Doga-perdhunuesi-minorenes

Prokuroria ka mbyllur hetimet për rastin e abuzimit seksual me një të mitur 15 vjeçare.

Abaz Doga ish-roje i shkollës 9-vjeçare në Babrru, Klajdi Poci dhe dy të miturit R.O dhe F.B, sipas akuzës kanë abuzuar seksualisht disa herë me vajzën teksa kanë i kanë bërë edhe video e fotografi, me të cilat e kanë kërcënuar se do ti bënin publike.

Sipas kërkesës për gjykim, viktima ka dëshmuar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.

Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit, ndërsa më pas është detyruar të shkojë disa herë të tjera për shkak të presionit.

Shtetasi Klajdi Poci është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën.

Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit pretendon se në fakt kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar me të.

Sipas kërkesës për gjykim, Doga ka abuzuar rreth 15 herë me të.

Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marrë në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, por videon e ka bërë Doga.

Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto