Për AAK-në është e pranueshme marrëveshja me SHBA-në, por jo tripalëshe ku përfshihet edhe Serbia.

“Kryetari Haradinaj ka insistuar se për Ujmanin mund të kemi marrëveshje bilaterale me SHBA-në, por nuk mund të kemi marrëveshje tripalëshe ashtu që për çfarëdo vendimi për Ujmanin ne ta pyesim edhe Serbinë. Kjo pikë nuk mundet me mbet ashtu siç është”, ka thënë Gjini./Telegrafi/