A po e shkel Serbia marrëveshjen në SHBA? Vuçiç bën lëvizjen e papritur

11:49 09/09/20202min144
Marreveshja-ne-SHBA

Mediat izraelite kanë hedhur dyshime se Beogradi po shkel marrëveshjen e arritur në SHBA midis Kosovës dhe Serbisë.

‘The Jerusalem Post’ bazuar tek një burim afër Presidentit Aleksandër Vuçiç bën me dije se Serbia nuk do të hapë ambasadë në Jerusalem në rast se Izraeli njeh Kosovën.

Po ashtu ky burim, thotë se do të dëmtohen marrëdhëniet Serbi- Izraeli në rast se këta të fundit njohin Kosovën, dhe s’kanë për të qenë më njësoj si më parë.

Gjithashtu edhe në Izrael ka një debat për këtë njohje, pasi duke pranuar Kosovën atëherë krahasohet me vendime të ngjashme të atyre vendeve që njohin Palestinën.

Më 4 shtator, në marrëveshjen e SHBA, Donald Trump bëri me dije se pjesë e marrëveshjeve ekonomike, do të ishin edhe ato politike që lidheshin me Izraelin.

Nga njëra anë Serbia duhet të hapte ambasadë në Jerusalem, kurse nga ana tjetër Kosova duhet të bënte diçka të tillë dhe në këmbim do të merrte njohjen nga Izraeli që e ka njoftuar edhe zyrtarisht kryeministri Netanyahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto