A përhapet Covid-19 nga ushqimet e paketuara? Ekspertët japin përgjigjen e shumëpritur!

20:13 14/08/20202min94
b4c35e6f-5402-4d77-931f-575053ecba9e

Kina në një deklaratë të bërë, ka pohuar se janë gjetur gjurmë Covid-19 në mishin e ngrirë të importuar nga Brazili dhe në paketimin e jashtëm të karkalecave të ngrira ekuadoriane

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar të enjten se nuk kishte prova të përhapjes së koronavirusit nga ushqimi ose paketimi dhe u bëri thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga virusi që hyn në zinxhirin ushqimor.

Dy qytete të Kinës kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë të pulave të importuara nga Brazili dhe në paketimin e jashtëm të karkalecave të ngrira ekuadoriane, duke ngritur frikën se kontaminimi i dërgesave ushqimore mund të shkaktojë një shpërthim të ri.

“Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ushqimi, ose nga paketimi i ushqimit, nga përpunimi ose shpërndarja e ushqimit,” tha një nga përfaqësuesit e OBSH-së, Mike Ryan, gjatë një konference në Gjenevë. “Nuk ka asnjë provë që ushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi. Dhe njerëzit duhet të ndjehen të qetë dhe të sigurt. “

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove, është shprehur se Kina kishte testuar qindra mijëra pako dhe “gjeti shumë, shumë pak, më pak se 10” që kishin dalë pozitive me koronavirus.

Ministria e Bujqësisë e Brazilit tha në një deklaratë se po kërkonte sqarime për këto gjetje të kinezëve. Ministri i prodhimit të Ekuadorit, Ivan Ontaneda, tha për Reuters se vendi mban protokolle të rrepta dhe nuk mund të mbahet përgjegjës për atë që ndodh me mallrat pasi të largohen nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto