
Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.
Teksa ishte e ftuar në një lidhje Skype në ‘Report TV’ për të rrëfyer betejën me Covid-19, gazetari e pyeti ish-deputeten nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid-19.
Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.
“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj.