A do të vazhdojë të jetë Shaland trajner i Kosovës? FFK merr vendimin zyrtar

19:19 09/10/20201min149
kryetaritrajneri-1

Trajneri Bernard Shaland do të vazhdojë të jetë trajner i Kosovës. Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe në përgjithësi rezultatet e dobëta në ndeshjet e Nation League e lëkundën disi stolin e Shaland, gjithsesi drejtuesit e FFK-së me në krye presidentin Ademi, vendosën të vazhdonin bashkëpunimin e nisur.

Zvicerani ka marrë përgjegjësinë për dështimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Lajmi për vazhdimin e bashkëpunimit është konfirmuar edhe nga vetë federata nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

“Presidenti Ademi shfaqi besimin e tij ndaj trajnerit Bernard Shaland dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Kujtojmë që Kosova përballet të dielën me Slloveninë, kurse me datë 14 tetor me Greqinë në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto