A do të largohet nga posti i ministrit? Flet Sandër Lleshaj dhe u jep fund aludimeve

10:48 29/09/20201min137
Screenshot_9-4

Ditët e fundit ka pasur zëra se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të largohet nga ky post para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një dalje për mediat, Lleshaj i ka kthyer përgjigje gazetarëve në lidhje me qëndrimin apo largimin e tij nga detyra para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë jam në detyrë dhe vazhdoj ta kryej atë me përkushtimin total. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni ju dhe unë vazhdoj detyrën. Lajmet që prodhohen do të thotë se sa të rëndë e kemi procesin e informimit në Shqipëri”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto