A do të jetë e detyrueshme vaksina anti-COVID në Shqipëri? Ja si përgjigjet Silva Bino

18:50 05/12/20202min121
bino

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino duke folur mbi vaksinën ndaj koronavirusit ka theksuar se vaksina anti-COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.

Ajo sqaroi për Report Tv edhe njëherë se vaksina nuk do të mund ta zhdukë virusin, por do të ulë numrin e infektimeve dhe të vdekjeve që ka sjellë pandemia që ka gjunjëzuar globin.

A do të jetë vaksina me detyrim apo vetëm për një shtresë të caktuar?

Bino: Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për asnjë, por parësorë për t’u vaksinuar do të jenë stafi mjekësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina nuk do ta zhdukë plotësisht virusin. Që virusi të zhduket plotësisht si të gjitha viruset e tjera, duhet të vaksinohet e gjithë popullata. Vaksina, padyshim që është një armë e fortë, por i rëndësishëm mbetet zbatimi i masave në fuqi. Vaksina do të ulë numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve, por masat duhen respektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto