“A do ta njohë Greqia, Kosovën?” Ja si përgjigjet ministri i Jashtëm grek

14:24 09/10/20201min151
121113553_168603661552368_4966413539737254026_o-1

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete gjatë takimit me homologen Meliza Haradinaj në aeroportin e Prishtinës teksa është pyetur nga gazetarët se do ta njohë Athina Kosovën, por ka deklaruar se kjo është një çështje që i përket marrëdhënieve diplomatike.

Njoftimi për mediat: Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në Prishtinë. Ai ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin. Aktualisht po takohet me Vjosa Osmanin. Në vijim, sipas axhendës, do të takojë edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Në fokus të bisedave është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia si dhe mbështetja e saj në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe liberalizimit të vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto