A do jenë ato falas për popullatën? Silva Bino jep lajmin e mirë: Në vjeshtë mbërrijnë 400 mijë vaksina!

16:10 22/08/20202min171
Silvana-Bino

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, duke folur për gazetaren Ola Bruko, tha se me fillimin e sezonit të vjeshtës, do të fillojë vaksinimi i popullatës me vaksinat e gripit. Sipas Binos, vendi ynë ka siguruar 400 mijë doza, që do të mbërrijnë në muajt shtator-tetor.

Ajo tha se kjo vaksinë do të bëhet falas për një pjesë të popullatës, që është më e ekspozuar ndaj gripit sezonal, siç janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, pulmonare, por edhe mësuesit që shërbejnë në institucione arsimore.

A do të vaksinohet popullata me vaksinën anti-grip në sezonin e vjeshtës?

Janë siguruar 400 mijë doza që do të vijnë në fillim të shtatorit, dhe procesi do të vazhdojë në tetor dhe nëntor. Do të kenë përparësi personat e moshuar, me sëmundje kronike, me sëmundje pulmonare, fëmijët, gratë shtatzëna dhe mësuesit që shërbejnë në shkolla. Vaksinimi do të jetë falas, por do të ofrohen dhe vaksina në shërbimin privat, të certifikuara dhe të sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto