
Reval Hysenaj, është i arrestuari sot në Fier, nga Policia shqiptare, në operacionin e përbashkët me autoritetet italiane, që goditën një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
“Në Shqipëri, në kuadër të operacionit u vu në pranga anëtari i këtij grupi kriminal, konkretisht, në Fier, u arrestua shtetasi Reval Hysenaj, 27 vjeç, banues në Bishan, Fier”, njoftoi Policia.
Arrestimi i tij u bë, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Roli
Shtetasi Reval Hysenaj, i kapur sot në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.