84-vjeçari shqiptar e kthen shtëpinë në supermarket droge, arrestohet bashkë me gruan

20:32 26/08/20201min83
banesa-ne-Fier-kthehet-ne-laborator-droge

Policia italiane ka arrestuar dy çifte për trafik droge. Një nga çiftet janë shqiptarë, përkatësisht 84 dhe 55 vjeç, ndërsa tjetri italian dhe janë 56 e 53 vjec.

Ata akuzohen për shitje të kokainës.

Sipas hetimit të karabinierëve në këtë veprimtari të paligjshme kriminale janë implikuar gjithsej 7 persona.

Ndërsa ajo që bie në sy është se çifti shqiptar furnizonin çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarketi të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.

Burrat e secilit çift janë dërguar në burg, kurse gratë u lanë në “arrest shtëpie”.

Policia ka dyshime se çifti i shqiptarëve në Itali merrej vazhdimisht me shitje droge, pasi janë proceduar e burgosur disa herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto