“Gjithë kurv*t e Shqipërisë nëpër kanale”, publikohet video-skandali i Albërije Hadërgjonaj për këngëtaret shqiptare

12:38 09/09/20207min165
70093-640-0-5a9553797c1f8

Një deklaratë e bërë ditën e djeshme nga artistja kosovare Albërije Hadërgjonaj ka bërë xhiron e rrjetit. Fillimisht Hadërgjonaj publikoi në rrjete sociale një shkrim ku shprehej se kishte ndërprerë kontratën me kompaninë që i menaxhonte këngët.‘Këngëtarja e ndershme’ shfaqi pakënaqësitë e saj duke akuzuar Arkiva Shqip se i kishte fshirë klikimet dhe të shkuarën e saj.

“Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent te ndryshëm… Te gjitha këngët e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip përveç se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkëpunosh me ta te fshin te gjithë historikun e karrierës tende. Une si shtetase Amerike kam marr një avokat për këtë qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgjë ne këmbim.. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti këngë te reja”, shkruan këngëtarja në rrjete sociale, teksa ka ndarë pamje me fishekzjarrë.

Mirëpo në një video-skandal të publikuar së fundmi nga kompania muzikore vërtetohet krejt e kundërta. Acromax Media GmbH ndau në ‘Instagram’ momentet kur artistja me shumë vite karrierë hynte në ambientet e kompanisë dhe ofendonte koleget e shqiptare duke i qujtuar ku*va.

“Më dëgjo, më dëgjo. Po flas unë, po flet Albërije Hadërgjonaj, më dëgjo. Dhe unë nuk jam varitrapin artiste, që i keni ju aty si fshati në festë që është turp me i pa, që turp se se është mvje për të vjellë kur i shoh këto këngëtar dhe s’ka pas asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr (i referohet projektit që ka publikuar dy vite më parë). Një suport i jep i ndyrë, i qelbur. Nuk dua të kem punë më me Arkiva Shqip, kurrë. Dakord?! Merrni këto ku*va mbajini nëpër kanale. Mirupafshim!”

“Merrem unë me Arkiva Shqip që mban gjithë ku*vat e Shqipërisë nëpër kanale”, e mbyll Albërie deklaratën e saj të mbushur me ofendime dhe të shara banale kundrejt artisteve të mirënjohura shqiptare. Hadërgjonaj ka punuar jashtë vendit dhe është një emigrante e viteve ’90 e cila nuk e di se çfarë do të thotë të zhvillosh karrierën në vendin tënd dhe të kontribuosh me art për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Madje kjo nuk është hera e parë që artistja kosovare nxjerr mllefin dhe xhelozinë për këngëtarët më të suksesshëm dhe më të talentuar shqiptarë. Vitin e kaluar ajo shprehu haptazi xhelozinë kundrejt Aurela Gaçes dhe Flori Mumajesit gjatë pjesëmarrjes në ‘Kënga Magjike’, e cila ishte një dështim i merituar.

Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme.

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, u shpreh Albërija asokohe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto