75-vjetori i OKB, Basha: Uroj që Kosova të marrë shumë shpejt vendin që i takon, unë dhe qeveria e ardhshme do të…

11:23 24/10/20202min75
17-TETOR-2020-BASHA_frame_21080-1024x576-1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar 75 vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe 65 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në organizatën më të madhe në botë.

Në një postim në facebook, Basha uron që edhe Kosova shumë shpejt të marrë vendin që i takon në OKB, duke garantuar se ai dhe qeveria e tij e ardhshme, nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit, do të kontribuojë në këtë drejtim.

Basha: Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *