Oriola Marashi dhe Eros Grezda më të dashuruar se kurrë! Publikohen pamjet romantike të çiftit

11:28 07/09/20203min92
grezz-770x470-1-696x425

Futbollisti Eros Grezda dhe partnerja e tij Oriola Marashi janë një nga çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Ata bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë, pasi u izoluan një periudhë së bashku në Kroaci për shkak të COVID-19.

Përflitet se tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar dhe shumë shpejt do të këmbejnë dhe unazat pasi familjet e tyre janë prezantuar me njëra tjetrën. Ndërkaq tashmë nuk mungojnë as dedikimet romantike dhe postimet me njëri tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi çifti kanë ndarë të tjera pamje ku janë shfaqur mjaft të dashuruar. Modelja ka publikuar video në ‘Instagram’ me futbollistin teksa shkëmbejnë puthje dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit. Megjithatë këto nuk kanë qenë pamjet e vetme, pasi Marashi ka publikuar edhe një fotografi me partnerin e saj nga makina.

Grezda dhe Marashi u përfolën për ndarje por ata kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe janë më të lumtur se asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *