
Me mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë, shumë nxënës nuk patën mundësi të ndiqnin mësimin online. Përveç këtij fakti, një pjesë e mirë e programit shkollor vjetor, mbeti e pa-ezauruar.
Për këtë arsye, ditën e sotme janë hapur zyrtarisht 600 shkolla në mbarë vendin, ku nxënësit do të plotësojnë njohuritë e prapambetura nga viti i kaluar akademik. Të gjithë këta nxënës, do të frekuentojnë shkollën për dy javë duke zbatuar masat e sigurisë për Covid-19, për të vazhduar më pas me vitin e rregullt shkollor i cili fillon në 14 shtator.
Me mbi 5400 nxënës të cilët nuk kanë bërë mësim online, nga klasa e parë e deri tek klasa e pestë, tashmë janë rikthyer në bankat e shkollës, për të plotësuar sado pak njohuritë.