Numërimi drejt përfundimit, shqiptarët arrijnë synimin që kishin për zgjedhjet në Mal të Zi!

10:13 31/08/20202min121
Zgjedhje-Mali-i-Zi-1

Numërimi i votave në Mal të Zi thuajse ka përfunduar, ku vetëm pak vota kanë mbetur për të numëruar. Duket se kryeson partia e Milo Gjukanoviç, megjithatë shqiptarët e arritën synimin e tyre, të të paturit 2 deputetë.

Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.Rezultatet e deri tanishme janë, teksa janë numëruar 98.8% të votave janë:

Social Demokratët 4.13%

Partia Boshnjake 3.80%

SDP 3.09%

E zezë dhe e bardhë 5.53%

Koalicioni Shqiptar 1.37%

Vendimtar për Malin e Zi 35.44%

Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%

Lista shqiptare 1.54%

Paqja është kombi ynë 11.94%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto