500 mijë lekë të vjetra për një provim, Gjykata e Posaçme merr vendim për pedagogun e Korçës

16:12 27/09/20202min161
pedagogu

Gjykata e Posaçme ka lënë prapa hekurave pedagogun e universitetit “Fan Noli” në Korçë, Alket Dino.

pedagogu

Ai u arrestua pak ditë më parë bashkë me sekserin Xhevi Dervishi, të akuzuar për marrjen ryshfeti.

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët, ndërsa Dervishi kishte rolin e sekserit.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto