“’5 qershori’ të zbatohet siç u ra dakord”- PPE: Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, kundër vendimit të KE për çeljen e negociatave

21:17 28/09/20201min76
BE-Shqiperia

Anëtarët e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE) përmes një video-konference kanë diskutuar ditën e sotme për situatën politike në Shqipëri, Bjellorusi dhe armiqësitë në Nago-Karabak.

Bëhet e ditur se Partia Popullore Europiane mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, që përfshinë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një kusht themelor.

Po ashtu theksohet se Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord.

Ndërsa sa për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, theksohet se ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

EPP nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto