5 Qershori’/ Meta: Do i jap edhe një mundësi Parlamentit njëpartiak

10:14 16/10/20203min126
121571734_3446142332098682_2273682290926263329_o

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do ti jap edhe një mundësi të fundit parlamentit njëpartiak, për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, pas kërkesës publike që kanë bërë edhe Partisë Popullore Europiane.

Meta e ka bërë deklaratën gjatë takimit me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetin social FB, presidenti theksoi se moszbatimi i 5 qershorit mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Statusi i plotë:

Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak.

Vlerësova rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit është një mundësi historike për vendin tonë.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.

Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri.-shkruan Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *