40 lagjet më ‘cool’ në botë, ajo që kryeson listën ndodhet në Evropë

17:33 07/10/20207min158
34048724-0-image-a-77_1601991217756-780x439

Një lagje mikpritëse dhe shumë në modë në Barcelonë, Spanjë, është kurorëzuar si lagjja më “cool” e vitit 2020 nga Time Out

Esquerra de l’Eixample ka zënë vendin e parë falë komunitetit të saj të ngushtë, bizneseve të mëdha lokale dhe kulturës së saj miqësore me LGBTQIA+.

ër listën e këtij viti, Time Out e bazoi renditjen e saj në faktorët e zakonshëm si – gjallëria e lagjes, ushqimi dhe pijet, jeta e natës dhe kultura lokale që ofrohet – por pandemia ka bërë që të merret në konsideratë edhe një faktor i ri: fryma e bashkësisë në lagje.

“Në Barcelonë, si në shumë vende, jeta e qytetit është zhvendosur nga qendra në lagjet e periferisë dhe Esquerra de l’Eixample është një shembull i përsosur: komuniteti i saj ndihet më afër se kurrë, pasi ka rizbuluar oborret e zonës dhe ka përdorur forcën e argëtimit dhe kulturës për të mbajtur frymën gjallë gjatë muajve të bllokimit. Tani jeta në lagje duket më intensive dhe e gjallë, me bare, restorante dhe tarraca ku, gjithmonë të sigurt, njerëzit janë kthyer për t’u ribashkuar,” -tha Maria José Gómez, drejtoreshë e Time Out Barcelona.

Esquerra de l’Eixample në Barcelonë

Gjatë izolimit, banorët e Esquerra de l’Eixample u mblodhën së bashku për të marrë pjesë në “Sesionet Hidrogel”, në ballkonet e tyre, në të cilat ata vallëzuan të veshur mirë për të argëtuar dhe ngitur humorin e komunitetit. Ndërkohë, një rrjet lokal bamirës po ndihmonte njerëzit në nevojë dhe Ada Parellada i restorantit të famshëm Semproniana filloi të gatuante për punonjësit e shëndetësisë.

38,000 banorë në qytete anembanë botës u intervistuan nga Time Out Index, që përpilon listën e tij çdo vit dhe përzgjedhja bëhet në bazë të opinioneve të tyre.

Downtown, Los Angeles

Downtown, Los Angeles zuri vendin e dytë, pasi u bë qendra e protestave të Black Lives Matter dhe demonstratave paqësore. Sheshi i L.A. Live i ishte dedikuar kujtimit të Kobe Bryant, me vendasit që ndeznin qirinj dhe sillnin lule për të treguar dashurinë dhe mbështetjen e tyre për jetën e legjendës së Los Angeles.

Sham Shui Po në Hong Kong

Sham Shui Po në Hong Kong, renditet në vend të tretë. Zakonisht, gjatë fundjavave, njerëzit dynden në lagje për të zbuluar artistë të rinj, kuzhinë të shijshme dhe dyqane veshjesh vintage, si dhe ato me pëlhura tradicionale. Lagjja ka ngritur shumë organizata për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe madje ka edhe një hotel lokal për të ofruar strehim për të pastrehët.

Soho, Londër

Disa lagje të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu u futën në listë. Dennistoun në Glasgow u rendit në vend të tetë. Studentët e Universitetit të Strathclyde i kanë dhënë jetë kësaj zone. Gjatë pandemisë, zona u fuqizua nga iniciativa të tilla si Zero Waste Market – një vend për të mbushur kuti me ushqime për nevojtarët – dhe Forest Forest në Parkun Alexandra, ku vendasit nga të gjitha prejardhjet mblidhen për të mbjellë.

Phibsboro në Dublin dhe Soho në Londër u përfshinë në top 40. Më poshtë është lista e plotë.

40 lagjet më të mira në botë:

1. Esquerra De L’Eixample, Barcellona
2. Downtown, Los Angeles
3. Sham Shui Po, Hong Kong
4. Bedford-Stuyvesant, New York
5. Yarraville, Melbourne
6. Wedding, Berlino
7. Shaanxi Bei Lu/Kangding Lu, Shanghai
8. Dennistoun, Glasgow
9. Haut-Marais, Parigi
10. Marrickville, Sydney
11. Verdun, Montreal
12. Kalamaja, Tallinn
13. Hannam-dong, Seoul
14. Bonfim, Porto
15. Ghosttown, Oakland
16. Chula-Samyan, Bangkok
17. Alvalade, Lisbona
18. Noord, Amsterdam
19. Centro, São Paulo
20. Holešovice, Prague
21. Lavapiés, Madrid
22. Opebi, Lagos
23. Narvarte, Mexico City
24. Uptown, Chicago
25. Little Five Points, Atlanta
26. Wynwood, Miami
27. Phibsboro, Dublin
28. Nørrebro, Copenhagen
29. Bugis, Singapore
30. Gongguan, Taipei
31. Soho, London
32. Binh Tanh, Ho Chi Minh City
33. Melville, Johannesburg
34. Kabutocho, Tokyo
35. Porta Venezia, Milan
36. Taman Paramount, Kuala Lumpur
37. Allston, Boston
38. Bandra West, Mumbai
39. Arnavutköy, Istanbul
40. Banjar Nagi, Ubud

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto