
Familjarët e 36-vjeçares Margarita Keçi, e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit shprehen se në qendrën Shëndetësore në Shijak, kanë shkuar tre herë por askush nuk i ka kushtuar rëndësi.
Sipas familjarëve, edhe pse shkaqet e vdekjes së Margarita Keçit, nuk dihen ende, ajo ndërroi jetë brenda dy orëve në spitalin e Durrësit pasi në Shijak nuk po kujdesej njeri.
“Nuk i kushtoi njeri rëndësi këtu, dhe u detyrua të shkonte në spitalin e Durrësit. Atje vdiq brenda dy orëve”- mësohet të kenë thënë ata.
Margarita Keci 36 vjeç, vdiq ditën e djeshme në spitalin e Durrësit. Për këtë ngjarje, Policia ka vënë nën hetim dy mjekët e qendrës shëndetësore në Shijak, të cilët akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur të resë. Mjekësia ligjore pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së 36-vjeçares.