“3 gjyqtarë, nga 2 mijë euro secili” / Zbardhen përgjimet e SPAK, filmimet e hotelit ku u bë shkëmbimi i parave morën në qafë gjyqtaren

11:28 10/09/20202min123

unnamed-8

Janë zbardhur ditën e sotme përgjimet e kryera nga SPAK në muajin korrik të këtij viti, që nxorën zbuluar aferën e korrupsionit të gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Sipas këtyre përgjimeve, avokati Skënder Demiraj ka biseduar me Nejson Balin pas kërkesës së këtij të fundit për t’i nxjerrë të vëllanë nga burgu.

Në një nga përgjimet e SPAK-ut, Nejson Bali telefonon nënën e tij dhe i thotë:

Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë secili10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg”.

Ndërkohë po sipas përgjimeve të zbardhura, avokati Skënder Demiraj i thotë Nejson Balit:

“Kam futur njerëz me peshë” duke i dhënë garanci për lirimin e të vëllait nga burgu.

Pronari i hotelit ku u takuan në qytetin e Korçës, në një nga përgjimet thotë se:

E vështirë, ta shoh e të kthej përgjigje!

Një provë e fortë e SPAK janë edhe filmimet që janë regjistruar në një hotel, aty ku është bërë edhe shkëmbimi i parave.

Në pamje duket qartë bashkëshorti i gjyqtares Margjeka, Arben Cara, i cili ka marrë paratë për llogari të së shoqes.

Menjëherë pas marrjes së parave ai është takuan me gjyqtaren Margjeka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto