22-vjeçarja masakrohet nga partneri i saj shqiptar

18:17 24/05/20212min100
-800-0-60abdcd7dc6a3

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka goditur për vdekje me thikë partneren e tij 22 vjeçare, para syve të vajzës së tyre të vogël.

Tragjedia ndodhi jo shumë larg shtëpisë së çiftit në Hayange të Francës natën midis së dielës dhe së hënës dhe viktima mori rreth 5 plagë me thikë.

Sipas prokurorit të Metz, Christian Mercuri, autori është i njohur për policinë dhe gjykatat, pasi ishte dënuar më herët për vepra trafiku dhe po vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike.

I dyshuari i shpallur në kërkim është Liridon B, dhe është i njohur gjithashtu edhe për vjedhje të dhunshme, kërcënime me armë dhe një sërë veprash të tjera.

I dyshuari dhe viktima janë prindër të një vajze të lindur në vitin 2017, e cila është marrë nën kujdes nga autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto