Kush është gruaja misterioze që hyri në zyrën e kryeministrit Rama?

13:35 06/10/20202min85
images (21)

Përgjatë ditëve të fundit, u përfol shumë se kush ishte gruaja që vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Në media u hodh teza se ajo që kishte vizituar kreun e qeverisë në zyrën e tij ishte deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari. Lajmi shoqërohej me një foto, por që nuk tregonte qartë nëse ishte Rudina Hajdari, apo jo.

Shumë gra ngjiten tek zyra e kryeministrit, dhe siluetat e tyre shpesh janë të ngjashme. Kjo e bën edhe më të vështirë për t’u identifikuar se kush ishte në të vërtetë ajo që u ngjit në zyrën e Ramës, aq më tepër që fotoja ishte shkrepur nga pas.

Mediat e lidhën vizitën ‘hipotetike’ të Rudina Hajdarit në Kryeministri me qëndrimet e deputetes mbi çështjen e debatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan ditën e djeshme.Hajdari edhe pse i kundërshtoi me forcë ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, kur erdhi procesi i votimit ajo abstenoi.

Kështu zhvillimet e fundit kanë ngritur aludime të tilla, po se kush ishte në të vërtetë gruaja misterioze që ngjiti shkallët e brendshme të kryeministrisë, ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto