131 mijë euro rryshfet, SPAK godet ‘peshqit’ e mëdhenj në OSHEE/ Arrestohet ish-drejtori i Prokurorimeve, në kërkim drejtoresha e Kabinetit, favorizuan kompaninë italiane për tenderin e 2016-ës (EMRAT+SKEMA)

16:08 20/10/20204min130

ilustruesee

SPAK godet OSHEE. Arrestohet ish-drejtori i Prokurorimeve, ndërsa në kërkim është ende Albana Ferraj, ish-drejtoresha e Kabinetit në OSHEE. Grupi bashkë me dy anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave favorizuan kompaninë italiane “Com Metodi” për të fituar një tender në vitin 2016, pas një rryshfeti prej 131 mijë euro që mori Ferraj dhe më pas e mbuloi me një kompani tjetër shqiptare.

TIRANË-  Një skemë e mirëfilltë korrupsioni është zbuluar nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion), ku shihet sesi tenderat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, janë shpërndarë nga grupi i punës së OSHEE tek një kompani e favorizuar prej tyre, me vendodhje në Milano.

Të arrestuarit janë Elis Bushati; ish-drejtori i Prokurorimeve në OSHEE, Albana Ferraj, ish-drejtoresha e Kabinetit të OSHEE, ndërsa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë lënë Irma Dërguti dhe Athinta Papa, dy anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Hetimi i nisur disa muaj më parë ka në vëmendje një tender të zhvilluar në vitin 2016 nga OSHEE si shoqëri aksionere me një pronar të vetëm që është Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Por cila është akuza që SPAK ka ngritur për këta 4 zyrtarë? Dosja e SPAK, e zbardhur nga Dosja.al sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të vjetra.

Hetuesit thonë se ka dyshime të arsyeshme se Bushati, Papa, dhe Dërguti si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani italiane, “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Por si e favorizuan këta zyrtarë kompaninë italiane? Sipas SPAK, në këtë skemë ka hyrë edhe Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016.

Sipas SPAK, Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Me zbulimin nga SPAK, janë lëshuar dhe urdhër arrestet për këta persona, por deri më tani, vetëm për tri, prokuroria ka ekzektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Ferraj është ende e shpallur në kërkim, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto