“12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë”- PDIU dhe Shoqata Çamëria paralajmërojnë protestë para MPJ për tre çështje

17:54 19/10/20202min87
67_big

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çamëria paralajmërojnë protestë gjatë ditës së nesërme përpara Ministrisë së Jashtme.

Nëpërmjet një deklarate, kjo parti thekson se protesta bëhet për tre çështje kryesore, si çështja Çame, heqja e ligjit të luftës si dhe pretendimet e Greqisë për zgjerimin në det me 12 milje.

Sipas PDIU-së, shteti fqinj 12 miljet detare shqiptare, i ka në Prevezë.

Deklaratë

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehur nga ish-komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto