10 vite pas humbjes së babait, Beatrix Ramosaj gjen kujtimin e fshehur në shtëpi

11:15 09/10/20203min124
download (80)

Beatrix Ramosaj ka humbuar babain 10 vite më parë dhe shpesh herë këngëtarja bën dedikime emocionuese për të. Tashmë ajo po rindërton shtëpinë e parë të familjes, atë të cilën babai i saj e ndërtoi 18 vite më parë, duke iu lënë dhe një kujtim të veçantë fëmijëve të tij.

 

“Kur isha 8 vjeçe babai im po ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku atje në një vend, babai na tha të shkruanim diçka… kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të rritur do të shikonim dhe do të kujtonim e qeshnim me atë moment përgjithmonë. Kjo është ajo çfarë shkroi babai im… Eh mor bab… Nuk u plakëm dot bashkë.

Pas kaq shumë vitesh mendoja se nuk do e gjeja dot kurrë atë copë druri. Vendosa të rindërtoja shtëpinë tonë vetëm për  ta parë sërish dhe ta mbaja përgjithmonë. Oh Zot, ti babi dije gjithmonë si t’i bëje gjërat e vogla shumë speciale dhe të mbahen mend përgjithmonë,” ka shkruajtur Beatrix.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *