10 apartamente dhe lokale, ja si u përgjigjet akuzave Spiropali

17:08 15/10/20202min507
spirpoali

Elisa Spiropali është një nga figurat më të komentuara të Partisë Socialiste për shkak se i ngjiti shkallët shumë shpejt drejt posteve të rëndësishme. Ajo ëhtë akuzuar nga LSI se ka 10 apartamente, duplexe dhe lokale, prona këto shumë të shtrenjta dhe të vështira për t’u justifikuar.

Por këtyre akuzave ajo i është përgjigjur nga Kuvendi duke u shprehur:

“Vete presidenti i Republikës përdor gjuhë urrejtje, nuk është puna për mua personalisht, mua s’më intimidon dot, unë do të vazhdoj punën time, por nuk duhet të përdoret gjuha seksiste, urrejtje ndaj institucioneve, personave, jo vetëm gjuha e Ilir Metës por edhe e zëdhënësve zyrtarë të tij. Në ‘99 jam larguar nga Shqipëria kur personi në fjalë vidhte votat në PS për të zhvatur Shqipërinë. Kam ikur me bursë të plotë jo me paratë e babait në Londër, diferenca është shumë e madhe. Nuk mundet një president të thyejë çdo konventë çdo kod çdo ligj. Ata e kanë nga dëshpërimi, luftojmë e do të luftojmë për reformën në drejtësi që qytetarët të mos nëpërkëmben, do të luftojmë me ata që nëpërkëmbin figurat historike. Ka gra këtu, gra ministre që kanë punuar jo duke bërë zhurmë por punë. Do ta merrni përgjigjen më 25 prill se kush do të triumfojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto