1 muaj nga ardhja në jetë, Arbenita ndan pamjet më të ëmbla të vajzës

16:23 25/05/20211min108
Screenshot_1-36-696x612

Në ditën që solli në jetë vajzën e saj, Nina, modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli fatkeqësisht humbi një nga personat më të dashur në jetë. Pas infektimit me covid-19  i ati i saj humbi papritur jetën. Ismajli u bë nënë më datë 24 Prill, ndërsa ditën e djeshme ajo bashkë me partnerin, Fero kanë festuar 1 mujorin e vajzës së tyre.

Dyshja janë treguar mjaft të rezervuar këtë periudhë dhe nuk e kanë zbuluar portretin e së porsalindurës, ama nuk kanë kursyer as pozat e ëmbla të Ninës në rrjete sociale, të cilat kanë marrë menjëherë vëmendjen e publikut.Të njëjtën gjë, modelja ka bërë edhe së fundi, ku ka publikuar në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ një fotografi me të voglën në krahë, e cila duket se është mjaft e shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto