1.5 milionë lekë për kurën e Covid, infemieri shoqërohet në polici

22:30 01/10/20205min161
heh-770x433

Menjëherë pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit të infermierit i cili merrte 1.5 milionë lekë për kurën covid-19, ka reaguar

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka berë shoqërimin në ambientet e policisë të infermierit Nikolin Cikos. Ai u denoncua një ditë më parë në emisionin Fiks Fare, ku sipas dëshmive kuronte pacientët e infektuar me Covid, duke iu marrë shuma të mëdha parash.

Në grackën e tij kanë rënë edhe pacientë të cilët nuk e kanë pasur këtë virus, por mjekimi që u është bërë nga infermier Ciko, pa u përcaktuar nga mjeku, u është bërë për covid. I gjithë trajtimi kurativ që jepte infermieri Ciko shkonte 1.5 milion lekë, dhe ilaçet bliheshin në farmacinë e përcaktuar nga ai.

Në emisionin Fiks Fare është ankuar një qytetare nga Korça se infermieri Nikolin Ciko i ka injektuar mamasë së saj medikamente kundra Covid 19 .Zonja rrëfen se ishin disa miq të saj që i rekomanduan infermierin. Familja nuk donte që të sëmurën ta dërgonin në spital për arsye se urgjenca ishte e tejmbushur me njerëz që kishin nevojë për mjekim. Prandaj infermieri i shërbente pacientes në shtëpi kundrejt pagesës prej 5000 lekësh në ditë.

Mirëpo në recetën e ilaçeve të plotësuar nga infermieri përveç antibiotikëve, kortizon dhe disa medikamente të tjera nuk rezulton te ketë të shënuar asnjë emër mjeku apo pacienti. Zonja thotë se e gjithë kura për mamanë e saj me gjithë shërbimin e infermierit kushtoi 4000 lekë në ditë dhe në përfundim totali i parave të paguara ishte 100.000 lekë, por gjëndja shëndetsore e nënës të saj nuk kishte përmirësim. Familjarët filluan të dyshonin për infermierin edhe nga fakti që ai i shërbente të sëmurës pa veshjen përkatëse kundra infektimit nga virusi Covid 19, dhe në këto kushte i bënë të sëmurës një skaner. Rezultati që doli nga skaneri tregon se pacienti nuk është infektuar nga virusi Covid-19, por nga një bakter tjetër dhe se mjekimi që deri më tani zonja kishte marrë nuk kishte qenë i rregullt. Fatmirësisht nuk i ka sjellë pasoja pacientes, por nuk përjashtohet mundësia që mund të kishte pasoja të mëdha keqmjekimi. Në këto kushte e bija e saj kërkon nga Fiksi që të demaskohet ky infermier që mos ta pësojnë edhe familjarë të tjerë si ajo.

Në këto kushte Fiksi kërkoi takim me infermierin duke ju prezantuar si familjarë të një të sëmuri. Ai ju thotë se ofron shërbim në shtëpi dhe i njeh shumë mirë skemat e mjekimit. Ai u thotë se nuk ësbtë e nevojshme që pacientit t’i bëhet skaner, por vetëm analiza. Në bazë të tyre nëse një bakter del në përqindje të lartë duhet të fillojnë menjëherë mjekimin . Infermieri i thotë Fiksit se pagesa është 50 mijë lekë të vjetra në ditë dhe mjekimi është i shtrenjtë. Përsa i përket shërbimit në shtëpi infermieri thotë se mund ta kryejë në çdo kohë duke u shkëputur nga puna e tij në spital, madje ai shkon edhe më tej kur pohon se mund t’i cojë pacientit në shtëpi sanitaret e spitalit që t’i shërbejnë nëse ai do të ishte me banim në Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto